-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba në Tiranë! Ish-kreu i ‘Transportit’ me 1 kg kokainë! Tentoi të shtypë policët

Kryesoret

Në foto Igli Begaj, Shkëlqim Ostreni dhe Eneo Sulejmani

Zbardhen detaje të reja nga operacioni mbrëmë në Tiranë ku u plagos me armë zjarri Enea Sulejmani dhe u shoqëruan në komisariat dy persona të tjerë që ndodheshin në makinë me të.

Dy persona e tjerë të cilët janë arrestuar, janë Ilir Begaj dhe Shkëlqim Ostreni. Sulejmani rezulton ish-kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës.

Ai ishte shoferi i mjetit tip “Tiguan”, i cili tentoi të shtypte me makinë efektivët e policisë teksa u afruan për t’i arrestuar. Antidroga e Tiranës i kishte prej disa muajsh vëzhgim dhe në ndjekje tre të rinjtë, të cilët dyshohen si furnizues kokaine.

Sulejmani po udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Tiguan” së bashku me dy persona të tjerë në rrugën “Mihal Duri”, kur uniformat blu që ndodheshin në një operacion antidrogë, kanë tentuar ta ndalojnë.

Por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien, automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga efektivët ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë mbeti i plagosur Enea Sulejmani.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet është gjetur një pako kanabis me peshë rreth 1 kg, ndërsa dy persona e tjerë në makinë janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit