Makina e parkuar e një shqiptari ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në qytetin e Berlinit.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në parkingun e një dyqani në Wilhelmstadt.
Nga ky shpërthim nuk k atë lënduar dhe rrethanat janë ende të paqarta.
Shpërthimi u raportua nga banorët.
Makina është e regjistruar me targa gjermane por është në pronësinë e një shqiptari.
Zëdhënësja e policisë deklaroi se nuk ka gjasa të jetë defekt teknik.