-sidi education-spot_img
32 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Qytetarët po humbin besimin te institucionet pas vendimit të GJK

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në rrjetet sociale duke kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin 21/2024 mbi Zonat e Mbrojtura, duke e lidhur atë me besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

“Në këtë betejë të qytetarëve për mbrojtjen e interesit publik nuk duhet të harrojmë rolin e Gjykatës Kushtetuese. Kur kishte mundësinë dhe përgjegjësinë të ndalte ligjin 21/2024, ajo zgjodhi të mos ngrihej në lartësinë e detyrës. Me një vendimmarrje 4 me 4, ligji mbeti në fuqi dhe qytetarët mbetën pa përgjigjen që prisnin nga institucioni më i lartë kushtetues i vendit. Pikërisht për këtë arsye dëgjohet gjithnjë e më shpesh fjala ‘sistem’ në protestë, sepse edhe institucionet që duhet të jenë të pavarura fatkeqësisht nuk funksionojnë si të tilla. Kur këto institucione nuk kryejnë misionin e tyre kushtetues, besimi i qytetarëve tronditet dhe çdo vendim gjykohet nga historia”, deklaron Ina Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit