Një kolonë e gjatë automjetesh me shqiptarë të diasporës, të nisur nga vende të ndryshme të Evropës, është parë duke kaluar në qytetin e Lezhës në drejtim të Tiranës, ku sot pritet të zhvillohet një protestë.
Sipas pamjeve të publikuara, dhjetëra automjete të stolisura me flamuj kuqezi kanë udhëtuar në formë autokolone, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar rrugën në mënyrë të organizuar drejt kryeqytetit.
Protesta në Tiranë zhvillohet në vazhdën e tubimeve të ditëve të fundit kundër qeverisë, ndërsa kjo e sotmja pritet të ketë pjesëmarrje më të gjerë, përfshirë qytetarë nga brenda vendit dhe diaspora.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se kërkesat e tyre lidhen me ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit aktual, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim të detajuar lidhur me zhvillimet.
/5pyetjet.al









