Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë edhe autokolonat e automjeteve me emigrantë nga diaspora që po mbërrijnë në Shqipëri për protestën e paralajmëruar në orën 19:00.
“Më vjen një video ku në Muriqan po kalojnë autokolona me makina që kanë brenda vetëm shoferin. Është e paguar, e bëjnë për viralitet”, mësohet të ketë thënë Edi Rama gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.









