Një burrë është gjetur i vdekur afër një objekti në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Viti.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Vdekje e dyshuar. Rr. Dëshmorët e Kombit, Viti 22.03.2024-09:00. Është raportuar, se afër një objekti, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.