-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moskë/ Mes 90 viktimave ka dhe fëmijë, shkon në 11 numri i të arrestuarve

Kryesoret

Ka shkuar në më shumë se 90 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë ditën e djeshme ku persona të armatosur hynë në një sallë koncertesh dhe hapën zjarr mbi të pranishmit.

Mes viktimave deri më tani janë identifikuar dhe 3 fëmijë, një mizori ku përgjegjësinë deri më tani e ka marrë ISIS.

Sulmuesit, të veshur me veshje luftarake, hodhën gjithashtu eksplozivë duke shkaktuar një zjarr të madh në sallën e qytetit Crocus.

Skynews raporton se numri i të vdekurve është rritur në 93 dhe të paktën 145 persona kanë mbetur të plagosur.

Deri më tani në pranga kanë përfunduar 11 persona të dyshuar, sipas autoriteteve ruse midis tyre janë dhe 4 autorët që kryen sulmin terrorist. Dyshimet qëndrojnë se ata mund të jenë nga Taxhikistani, pasi në makinën në të cilën u kapën dy prej tyre u gjetën pasaporta të këtij vendi, si dhe armë e municione.

Dy të arrestuar për masakrën në Moskë, të tjerët ja mbathin në pyll

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit