-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhet e ‘shokëve’ e nxorën zbuluar! Si ra në pranga për drogë polici në Tiranë?

Kryesoret

Ka përfunduar në pranga një efektiv i Forcave Operacionale. Ai është Ervis Shkurta, i cili kishte lidhje me tre të arrestuarit që u kapën me 1 kg kokainë dy dit më parë në Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në kryeqytet ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor Ervis Shkurta, 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Hetuesit kanë zbuluar se ai ka pasur dijeni për kokainën e kapur dy ditë më parë në mjetin e tre të rinjve në Tiranë, Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni.

Informacionet e fundit bëjnë me dije se ai është zbuluar nga policia, pas komunikimit që kishte pasur me njërin prej të arrestuar në WhatsApp, Shkëlqim Ostreni, ku e pyeste: Hë mbaruat?

Po atë ditë, janë gjetur dhe 7 thirrje të humbura nga Shkurta në telefonin e një prej të arrestuarve në aksionin e policisë në Tiranë.

‘Visi i pazarit’, polici që shpërndante drogë me bandat, në sfond dhe Ervis Martinaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit