-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Visi i pazarit’, polici që shpërndante drogë me bandat, në sfond dhe Ervis Martinaj

Kryesoret

Ka përfunduar në pranga një efektiv i Forcave Operacionale. Ai është Ervis Shkurta, i cili kishte lidhje me tre të arrestuarit që u kapën me 1 kg kokainë dy dit më parë në Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në kryeqytet ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor Ervis Shkurta, 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Me foton e Ervis Shkurta, Report.Tv bën me dije se ai bashkëpunonte me grupin që u arrestua mbrëmjen e 21 marsit, ku pranë Lidhjes së Shkrimtarëve do të bënin shkëmbimin e 1 kg kokainë.

Gjithashtu bëhet me dije se në momentin që Antidroga arrestoi 3 të rinjtë Eneo Sulejmanaj, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, në Rrugën e Kavajës, Shkurta rezulton se ka qenë afër vendit të ngjarjes dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën, që të largohen me shpejtësi.

Emri i tij mësohet se ka dalë pas zbërthimit të celularëve të treshes së arrestuar, pasi hetuesit kanë mundur të gjejnë biseda mes të arrestuarve me një personi me nofkën “Visi i Pazarit”.

Sipas hetuesve roli i Shkurtës ishte që të siguronte shkëmbimin e drogës dhe të parave mes grupeve kriminale. Jo vetëm kaq, por sipas Report.Tv, Ervis Shkurta dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të Ervis Martinajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit