-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha i mbyll ‘derën’ Rithemelimit: Jeni apo jo pro listave të hapura?

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nga Dibra përsërit edhe njëherë qëndrimin e tij, se mes PS dhe Rithemelimit u bë një pazar. Ai mbylli çdo derë bashkëpunimi me ta, duke thënë se “nuk na bashkon asgjë për aq kohë sa bëjnë pazare”. Basha vijoi më tej duke thënë se ata  janë pengesë në misionin që kanë për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Po ashtu Basha iu drejtua me nje thirrje PS dhe Rithemelimit: “Thuajeni hapur jeni apo jo që deputetët ti zgjedh populli me lista të hapura?!”

“Sot e kanë të pamundur ta shpjegojnë se pse për 6 muaj ndezën flakadanët e revolucionit dhe penguan opozitën në misionin e saj, ndërsa sot rrinë si qengja përballë Edi Ramës, me shpresën se ky pazar do t’i katapultojë apo do ti mbajë të ngërthyer në karriget e radhës. I nxjerr zbuluar se pazari i tyre kaq ka qenë për veten e tyre, për fatin e tyre. Sa kohë që këtë kanë ndërmend nuk na bashkon gjë me ta. Përkundrazi ky është një moment qartësie për këdo, edhe për ata që i ndoqën për një kohë jo të shkurtër, që këta nuk e kanë për ju, por e kanë për veten e tyre. Jo vetëm nuk përbejnë një garanci për të nesërmen, por janë një pengesë për ne në betejën tonë për të larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Gjerat janë të qarta” u shpreh Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit