-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Durrës/ Grushte dhe shqelma, 26-vjeçari rreh dy punonjësit e karburantit

Kryesoret

Një 26-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Durrës, pasi dyshohet se ka dhunuar dy punonjës të një pike karburanti.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 13:00 në lagjen nr. 17/1.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve procedurale për kapjen e një 26-vjeçari që dhunoi ditën e djeshme, 2 punonjësit e një karburanti në lagjen nr. 17/1, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 26-vjeçarin, banues në Kavajë.

Ky shtetas, më datë 23.03.2024, rreth orës 13:00, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti  në lagjen nr. 17/1, Durrës, ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, njërit prej punonjësve të karburantit, një 62-vjeçar, i cili  ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit  që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit