-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha nga Dibra: Opozitarët duhet të vendosin nëse janë pro luftës kundër korrupsionit.

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Dibra deklaroi se qeveria e papërgjegjshme ka shkaktuar plagë të mëdha në Shqipëri, kjo për shkak të korrupsionit që ka brenda kësaj qeverie.

Ai tha se këta që hiqen si opozitarë, duhet të vendosin nëse janë pro luftës kundër korrupsionit.

“Nga njëra anë i kemi të qarta plagët e shkaktuara në Dibër dhe Shqipëri nga kjo qeveri e papërgjegjshme për shkak të korrupsionit apo pashpirtësisë. Nga ana tjetër, mungesa e një alternative dhe zëvendësimi i saj me gjuhën e lodhur dhe të mungesës së një plani nga qeveria, i shërben kësaj qeverie.

Kjo qartësi është jetike për të vendosur piketat e së nesërmes. Oferta duhet të jetë e plot, pa dritëhije dhe e qartë. Si mund të ketë drejtësi kur ata që e cilësojnë veten opozitë, sulmojnë institucionin më të lartë të drejtësisë. Në vend që t’i japë qytetarëve alternativë të saktë, bëjnë zig-zake për drejtësinë.

Jeni apo jo që pushtetarët të përgjigjen për shkeljet? Që të zhduket imuniteti parlamentar dhe të vendoset drejtësi reale. Si me Arben Ahmetjan, që u deshën 2 javë për të hequr imunitetin, dhe iu dha kohë që të arratisej” deklaroi Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit