Bologna dhe Thiago Motta, një dyshe e cila së bashku po ngjit shkallët drejt kualifikimit në Champions League.
Ekipi kuqeblu theu dhe pengesën Napoli, në stadiumin ‘Maradona’ me shifrat 0-2.
Një dygolësh i shpejt që në minutat e para, la ekipin e Napolit nën hirin e kampionëve që ishin vetëm 1 vit më parë.
Skuadra e Thiago Motta-s me këtë fitore vendoset e vetme në vendin e tretë të Serie A me 67 pikë, një më shumë sesa Juventusi i vendit të katërt.
Megjithatë klima duket e qetë pasi vendi i pestë, që mbyll kualifikimin në Champions, është në një diferencë prej 7 pikësh dhe mbahet nga Atalanta.
Një sezon fantastik të cilin Bologna do ta mbylli mes më të mirave të Italisë.