Gjyqtari Erion Bani, zv/ kryetar i Gjykatës së Posaçme do të ushtrojë kompetencat e kryetarit të këtij institucioni, pasi Irena Gjokës i mbaroi mandati. Bani është një gjyqtar që ka qenë kryefjalë në muajt e fundit.
Në hetimin e dosjes së “Sterilizimit” Bani kërkoi arrestimin e Ilir Beqjat, por prokurori Edvin Kondili e shpëtoi nga prangat duke e lënë në detyrim paraqitje.