Grupi i “Rithemelimit” në PD ka zhvilluar për dy ditë zgjedhjet për kryetar të 10 degëve të partisë. Procesi është zhvilluar në datat 23 dhe 24 mars nga ora 08:00-18:00. Gara u zhvillua në Mallakastër, Devoll, Polica, Peqin, Shijak, Bulqizë, Tropojë, Kukës, Kuçovë dhe Mirditë.
Fituesit;
PD dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave
PD dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave
PD dega Polican, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave
PD dega PEqin, z. Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave
PD dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave
PD dega Bulqizë, z. Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave
PD dega Tropoje, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave
PD dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave
PD dega Kucovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave
PD dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave