“Rruga Korçë-Ersekë kishte vetëm, dhe, kashtë edhe një cipë asfalt. Këto janë rrugët e Rilindjes”. Kështu deklaroi kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp.
Më tej tha se qeveria premtoi uljen e numrit të punonjësve në administratë, por sipas tij nuk ka ndodhur dhe se janë dyfishuar.
Meta u shpreh se edhe pse nuk ka qenë në protestën që zhvillohet poshtë shtëpisë së Sali Berishës është me zemër 24 orë te “rruga e shpresës”.
“Jam 24 ore të rruga e shpresës sepse ai edhe nga ballkoni frymëzon duke bërë denoncime. Nuk më ka ftuar Flamur Noka, por jam 24 orë në përkrahje në solidaritet ndaj një akti skandaloz të turpshëm që është ndërmarrë ndaj një politikani” tha Meta.