-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT/ Nxihet qielli, shi, rrufe dhe breshër

Kryesoret

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet i vranët me intervale të herëpasherëshme kthjellimi.

Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e pasdites reshjet priten të jenë me intensitet deri në mesatar ndërsa në jug priten reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era pritet të fryjë me drejtim jug- juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë intensive  dhe problematike 12-17m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë 3-5 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit