Një aksident i rëndë ka nodhur në Lushnje, ku për pasojë ka ndërruar jetën 43 vjeçari Ernis Xhumari.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Benz” po lëvizte me shpejtësi të lartë kur ka goditur bordurën e rrethrrotullimit.
Si pasojë e përplasjes, makina është përplasur më pas me një shtyllë ndriçimi ku fatkeqësisht 43-vjeçarit i ka marrë jetën në vendngjarje.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik, ndërkohë zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.









