-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“75 milionë euro kredi për impiantet në Vjosë”, Kumbaro: Nuk do jetë më vendi i mbeturinave

Kryesoret

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat duke shprehur se do të ketë një investim në Parkun Kombëtar të Vjosës.

Gjatë deklaratës Ministrja u shpreh se Vjosa nuk do të jetë më vendi i cili do të hidhen mbeturinat por vendi me të cilin jemi krenuar.

“Miratuam një marrëveshje kredia me BB prej 75 mln eurosh për të investuar në sistemin e impiantit të ujërave të ndotura që lagen nga ujërat e lumit Vjosë. Nuk mund të kemi një park të tillë nëse nuk merremi me sistemin e mirëmbajtjes

Është një investim i cili do të menaxhohet nga Ministria e Turizmit dhe AKUK.
Praktikisht jemi gati mbas përfundimit të marrëveshjes dhe ratifikimit shumë shpejt në Parlament.
Vjosa nuk mund të jetë më vendi ku hidhen mbeturina por parku i cili ne krenohemi për të cilin kemi luftuar dhe protestuar.
Ky është vendimi i rëndësishëm që doja ta ndaja sot me ju.” tha Kumbaro

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit