-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush do ta zëvendësojë Goron? Balla: Brenda 48 orëve kryetari i ri

Kryesoret

Akti i dorëheqjes sapo ka ndodhur. Brenda 48 orësh prefekti njofton organet e tjera të qeverisjes vendore dhe si në cdo rast, qeveria do të respektojë ligjin. Vendimmarrja është ekskluzive e këshillit bashkiak Himarë.

Këshilli komandon një kryetar i cili të kryejë në mënyrë të përkohshme këtë detyrë. Do të ishte e pavend të jepja koment”. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Taulant Balla kur u pyet si do të veprohet pas largimit të Jorgo Goros dhe nëse po projektohet Vangjel Tavo.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se pas një viti nga ngjarja policia dhe prokuroria janë afër dokumentimit të autorëve të sulmit ndaj Top Channel. “Sulmi kundër Top Channel ka qenë dhe mbetet një akt i rëndë.

Ajo që mund të ndaj me ju sot është që gjatë javëve të fundit, hetimet për këtë ngjarje tepër të rëndë kanë hyrë në një fazë intensive dhe ajo që po bën policia me prokurorinë është dokumentimi me prova i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale dhe zbulimi i të gjithë mekanizmit, që ka porositur dhe ekzekutuar këtë ngjarje të rëndë”.

I pyetur për lëvizjen e fundit të qeverisë për dhënien e shtetësisë shqiptare theksoi se “ligji për shtetësinë parashikon edhe të drejtën e qeverisë dhe presidentit që në vlerësim të personaliteteve të rëndësishme, të huaja, që qoftë veprimtarisë artistike kulturore apo sportive”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit