Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha janë dy personat e shpallur në kërkim nga policia e Kosovës për vrasjen e ndodhur natën e mbrëmshme në Prishtinë.
Siç është raportuar nga përplasja e bandave kanë mbetur të vdekur dy persona, Egzon Haziri 30-vjeç si dhe një 49-vjeçare e cila rastësisht u gjend në vendin ku pati shkëmbim zjarri.
Policia e Kosovës thotë se edhe pse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, si kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj., megjithatë personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati.