-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe, i mbijetuari rrëfen torturat dhe plagët

Kryesoret

Kanë kaluar 25 vite nga masakra që u bë nga serbët në Krushë të Madhe.
I mbijetuari i masakrës, Selami Elshani ka rrëfyer me detaje masakrën që i kanë bërë forcat serbe.

Në një rrëfim për Radio Dkukagjini ai ka treguar se nuk ishte nga Krusha por nga fshati Retijë por në Krushë ishte mysafirë te dajallarët.

“Krejt planifikimet i kishin bo Policia e Serbisë se çka me bo me neve…”, thotë ai, gjersa tregon që meshkujt i kishin ulur në gjunjë, duke i ndarë në rende.

“Vetëm një korridor e kishin lanë në mes… me qëllim që fëmija me t’i shkel këmbët e mos me guxu me këqyr” tha ai.

Elshani tregon edhe momentin kur serbët kishin gjuajtur me armë pa u ndalur derisa i kishin vrarë të gjithë.
“Mua më bijnë kufomat mbi…isha me fytyrë për dheu…”, tregon ai.
Gjithashtu ai tregon se kishte dëgjuar policët se pasi ishin sigurar që i kishin vrarë të gjithë kërkonin të digjnin kufomat dhe më tej tregon momentet se si ka arritur të dalë nga zjarri, gjersa thekson se diku 50, 60 cm kishte prush mbi trupa. Më pas Elshani ka shkuar në Spitalin e Tiranës dhe më pas kishte bërë 10 operacione në Zvicër por gjendja shëndetsore më pas u përmirësua.

Masakra në Krushë të Madhe është ndër më të mëdhatë në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit