Një elektricist ka përfunduar në spital ditën e sotme pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa Abdul Duçri ishte duke riparuar një linjë elektrike në Bulqizë.
Ai është dërguar menjëherë në spital ndërsa nuk ka ende informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore.
“Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. 50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore”, raporton policia.