-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema brenda Kadastrës: Legalizime për votat, kush ishte sekseri

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme SPAK zbardhi detaje mbi arrestimet e Dritan Stokës, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osmanit, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, Tiranë. Të dy u arrestuan mbrëmjen e 26 prillit me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

Për Alqi Hajdinin, me detyrë në kohën e kryerjes së veprimeve, jurist i Aluiznit, Tirana Jug dhe më pas ASHK, Tirana Jug dhe shtetasi Ylli Baruti, në rolin e sekserit është dhënë arrest shtëpie.

Arrestimet në Kadastër, SPAK: Si legalizuan pronat për të siguruar vota gjatë zgjedhjeve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit