-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Himara me kryetar të ri, Tavo: Caktohet nga Këshilli Bashkiak

Kryesoret

Ditën e nesërme mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës do të mbahet për herë të parë që pas arrestimit të Jorgo Goros.

Këshilli bashkiak pritet të caktojë njërin prej dy nënkryetarëve të bashkisë në detyrën e kryetarit.

Për mediat dha një prononcim, prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo. Ai u shpreh se diçka e tillë është kompetencë e këshillit dhe janë ata përgjegjës nëse diçka e tillë vendoset nesër në rend dite.

‘Nuk ka votë, fletë votimi, kuti votimi, komision votimi. Por vetë këshilli cakton. Procedurën se si e cakton është punë e tyre. Mundet që një nga anëtarët e këshillit të propozojë një nga dy nënkryetarët dhe të kërkohet miratimi me ngritjen e dorës. Pra cakton, nuk zgjedh. Duhet ta sqarojmë këtë gjë për publikun.

Nesër ka një mbledhje të këshillit të bashkisë së Himarës me një rend të përcaktuar. Unë nuk e di, kjo është totalisht kompetencë e këshillit të bashkisë. Janë ata përgjegjës për të vendosur në rend të ditës ose jo sipas mënyrës së funksionimit të këshillit të bashkisë për ta përcaktuar ose jo, do të bëhet apo nuk do të bëhet nesër caktimi i njërit nga dy nënkryetarët’ tha Tavo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit