-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama të jap dorëheqjen, Olsi përfaqësuesi i tij në aferat e drogës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij për qytetarët mbrëmjen e sotme nuk ka lënë pa komentuar përfshirjen e  Olsi Ramës në laboratorin e drogës së Xibrakës, sipas provave të bëra publike nga nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi.

Berisha u shpreh se “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse Olsi është ushtari i tij. Olsi zbaton vetëm porositë e tij.”

“Mos harroni këtë vit 28 marsin, kur dokumente zyrtare nga sistemi TIMS, nga përgjimet e policisë, nga gjurmimet e policisë, faktuan se Olsi ishte përfaqësuesi i Edi Ramës në aferat e mëdha të drogës në Shqipëri, Ballkan, Europë dhe botë.

Mund të thoni ju a e dinte Edi Rama këtë?
Miqtë e mi, Edi Rama jo vetëm që e dinte, por prokurorët që e ndrynë çështjen dhe që e lanë, megjithëse dihej se personi i paidentifikuar ishte fiks Olsi Rama, megjithëse dihej pa asnjë kundërshtim, por që e ndanë dhe e mbyllën në një sirtar, njërin e bëri prokuror të përgjithshëm, tjetrin u bë copa për ta bërë kryeprokuror të SPAK.

T’i shërbente me çdo kusht se e mbrojtën nga demaskimi përfundimtar si klani më i rrezikshëm i kokainës në Shqipëri.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse Olsi është ushtari i tij. Olsi zbaton vetëm porositë e tij.
Kurse Edi Rama është arkitekti, është bajlozi i drogëzimit të Shqipërisë” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit