-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau në mënyrë makabër bashkëshorten, merret vendimi për shqiptarin

Kryesoret

Avni Meçja është dënuar me 24 vite burg në Bolzano të Italisë, i akuzuar për vrasje të rëndë të shumëfishtë për vrasjen e partneres së tij Alexandra Elena Mocanu me çekiç më 22 tetor 2022.

Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm por avokati mbrojtës i Meçjas kishte kërkuar njohjen e rrethanave të përgjithshme lehtësuese (të lidhura me rrëfimin, bashkëpunimin me hetuesit dhe dëmshpërblimin ndaj djalit të viktimës) me rrethanat rënduese të kontestuara.

Gjyqtarët i konsideruan faktorët rëndues (bashkëjetesa dhe dënimi i mëparshëm për përndjekje) të barasvlershme me faktorët lehtësues (rrëfimi dhe bashkëpunimi me hetuesit) dhe urdhëruan dëmshpërblimin prej 320 mijë eurosh në favor të djalit të viktimës dhe bashkëshortit, nga i cili ajo ishte ndarë.

Dy vjet para vrasjes, Meçja ishte denoncuar për keqtrajtim nga rumunia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit