-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimet në Bashkinë e Tiranës/ PD thirrje SPAK: Mos kurseni askënd!

Kryesoret

Partia Demokratike i ka bërë  thirrje SPAK të mos kursejë askënd në hetimet ndaj Bashkisë së Tiranës. Reagimi është bërë nga zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina pas arrestimeve të ish-drejtorëve në bashkinë e Tiranës.

“Sot gjysma e qeverisë së Edi Ramës është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave për shkak të korrupsionit të lartë. Dhe ky model qeverisës i vjedhjes dhe korrupsionit sistemik është shpërndarë dhe në nivelin e qeverisjes vendore.

Me urdhër -arreste të SPAK të disa ditëve më parë, drejtorë dhe ish zyrtarë të Bashkisë Tiranë janë para drejtësisë dhe prapa hekurave. Partia Demokratike në mbështetje pa asnjë rezervë të SPAK, inkurajon hetimet e thelluara pa kursyer askënd në Bashkinë Tiranë për të vënë para drejtësisë vjedhësit e pasurive publike dhe pronave të qytetarëve.  Partia Demokratike kërkon publikisht dorëheqjen e Erion Veliajt me qëllim që t’i hapë rrugë hetimeve të thelluara të SPAK ndaj këtij Institucioni.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit