Ushtria izraelite ka rifilluar operacionet final në Rripin e Gazës. Ushtria e Tel-Avivit bëri të ditur për CNN se 20 raketa u hodhën nga Libani në drejtim të Izraelit.
Izraeli konfirmoi vrasjen e komandantin të lartë të Hezbollahut, Ali Abed Akhsan Naim në një sulm ajror në Liban. Hezbollahu e pranoi vdekjen e tij pa thënë se si vdiq. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, paralajmëroi se Izraeli do të sulmojë Hezbollahun në Liban, Siri dhe kudo tjetër që do të gjente gjurme të grupit militant.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë urdhëron Izraelin që të lejojë ndihmat humanitare të futen në Gaza për të shmangur urinë që po merr jetë njerëzish. Në kundërpërgjigje, shteti hebre premton që të shtojë ndihmat për enklavën dhe të lehtësojë rrugët për kamionët me ndihma.