Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka denoncuar në një postim në Facebook se ka rënë sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit.
“Skandal! Bie Sistemi TIMS, kaos në Aeroportin “Nënë Tereza”, hyrje daljet e qytetarëve shënohen në “bllok”. Kjo është situata në këto momente, 31.03.2024! Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria.
Në momentin që Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë mundësi që të kenë informcaion se kush hyri apo kush doli në kufi. Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit? Presim ndonjë status të qeverisë : është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë? shkruan ai.