Një artikull i publikuar nga media greke ‘Protothema’, ka zbuluar një ngjarje të pazakontë të ndodhur në 1999, me protagonist ish-ministrin e brendshëm shqiptar të kohës, Spartak Poçi.
Në artikull tregohet se gjatë asaj kohe Poçi bashkë me delegacionin e tij kanë shkuar për një vizitë zyrtare në Athinë.
Siç citon ‘Protothema’, Poçi kishte udhëtuar nga Tirana drejt Athinës, nga pika kufitare e Follorinës, me një mjet luksoz, Mercedes S-350… po ky i fundit rezultoi se ishte i vjedhur në Itali.
“Policia greke zbuloi paligjshmërinë në Krystallopigi të Follorinës. Por ata e lanë Potsin të vinte me S-350 në Athinë dhe pak para se të përfundonte vizitën zyrtare, e njoftuan për gjithçka. Në fillim shqiptarët nuk pranuan që të kishin bërë një paligjshmëri kaq të rëndë.
Më në fund, pasi elementët e grekëve ishin të palëkundur dhe shqiptarët u detyruan të largoheshin nga vendi ynë me rrugë ajrore për në Tiranë” shkruan Protothema.
Poçi thuhet se kishte kërkuar që kjo ngjarje të mos bëhej publike për disa kohë. Kjo ishte respektuar nga autoritetet greke, dhe 5 ditë më vonë ishte bërë publike, duke marrë vëmendjen edhe të mediat ndërkombëtare.
kjo ngjarje është e rrëfyer nga ish- zyrtari i policisë, Panos Sombolos, i cili ishte prezent në këtë ngjare, në një libër të botuar në greqisht.