-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhi i Papës për Pashkët, thirrje për armëpushim në Gaza

Kryesoret

Papa Françesku bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe lirimin e të gjitha pengjeve izraelite gjatë fjalimit të së dielës me rastin e Pashkëve, që shënoi ditën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, ndërsa ati i shenjtë shprehu keqardhje për vuajtjet e shkaktuara nga luftërat.

Papa kryesoi meshën e mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit nga ballkoni qendror i Bazilikës duke mbajtur fjalimin tradicional “Urbi et Orbi” (drejtuar qytetit dhe botës).

Pas shërbesës, Papa u ngjit në makinën e zbuluar për të përshëndetur turmat në shesh dhe rrugën që lidh bazilikën me lumin Tiber. Vatikani tha se rreth 60,000 njerëz morën pjesë në ceremoninë e lutjeve.

Papa Françesku vazhdimisht ka shprehur keqardhje për vdekjet dhe shkatërrimet nga lufta në Gazë. Ai i përsëriti thirrjet për armëpushim gjatë ceremonisë të dielën.

“Unë bëj thirrje edhe një herë që të sigurohet qasja e ndihmave humanitare në Gazë, bëj thirrje përsëri për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të marra më 7 tetor dhe për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës”, tha ai gjatë fjalimit ‘Urbi et Orbi’.

“Sa vuajtje shohim në sytë e fëmijëve, fëmijët kanë harruar të buzëqeshin në ato zona lufte. Me sytë e tyre, fëmijët na pyesin: Pse? Pse gjithë kjo vdekje? Pse gjithë ky shkatërrim? Lufta është gjithmonë një absurditet dhe një humbje”, tha ati i shenjtë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit