Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se pritet një armëpushim i plotë në të gjitha frontet në Lindjen e Mesme, ndërsa ka bërë thirrje për respektimin e angazhimeve të palëve dhe vijimin e negociatave për paqe.
Deklarata e tij vjen në kuadër të përpjekjeve diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, të cilat kanë nisur një proces të ri negociues për një marrëveshje përfundimtare.
“Ne presim një armëpushim të plotë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, Hezbollahun dhe Izraelin. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj PAQES dhe ne i inkurajojmë të gjithë në Rajonin e Lindjes së Mesme të ruajnë angazhimin e tyre për të lejuar që negociatat tona të zhvillohen bukur.”
/5pyetjet.al









