-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet

Kryesoret

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nisur procesin evidentimit të kandidatëve të saj për deputet.

Në një njoftim për mediat, PD bën me dije se Kryesia e kësaj partie po ashtu ka miratuar edhe udhëzimin që ua ka nisur degëve të partisë, ku janë përcaktuat kriteret dhe rregullat për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë.

Mësohet se në degët që kanë përfunduar procesin zgjedhor, do të nis menjëherë nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve.

Në vendimin e Kryesisë së PDSH-së thuhet se “procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe me synim maksimalizimin e votave”.

“Brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, në prezencë të anëtarit të Deleguar të Grupit të Punës, zhvillohet mbledhja e Kryesisë në çdo Degë të Partisë për fillimin e procesit të konsultimit me antarësinë dhe miratimin e kalendarit të takimeve konsultative dhe caktimin e datës së mbledhjes së Kryesisë së Degës të Partisë, në të cilën do të propozohen kandidaturat për deputetë. Mbledhja për propozimet zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga mbledhja e parë.” – thuhet më tej në vendimin e bërë publik të Kryesisë së Partisë Demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit