-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Banda’ rreh dhe kërcënon të riun, 1 në pranga 4 në kërkim, u kap me drogë dhe armë

Kryesoret

Një 27-vjeçar është dhunuar dhe kërcënuar nga disa persona në vendin e quajtur ‘Kalaja’ e Peqinit.

Uniformat blu bëjnë me dije se është mundur të bëhet identifikimi i 6 personave të përfshirë në këtë konflikt si dhe janë shpallur në kërkim ndërsa njëri prej tyre është arrestuar.

Në banesën e këtij të fundit u gjetën armë gjahu dhe municione luftarake si dhe lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Po ashtu, autoritetet kanë proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt, për moskallëzim krimi.

“U përfshinë në konflikt me një 27-vjeçar, për motive të dobëta, Policia identifikon 6 shtetasit.

Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, të cilit në banesë iu gjet 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Procedohet penalisht një 17-vjeçar i përfshirë në konflikt, për moskallëzim krimi.

Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt, njërit prej të cilëve, Policia i gjeti në banesë, fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftara

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: R. B., 22 vjeç, E. L., 29 vjeç, S. H., 19 vjeç dhe A. M., 21 vjeç, të katërt banues në Peqin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjerin, pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Kalaja”, Peqin, kanë kanosur dhe goditur fizikisht shtetasin S. K., 27 vjeç, banues në Peqin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi 96 kubikë me fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e shtetasve R. B., E. L., S. H. dhe A. M..” thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit