-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi i Metës për vjedhje në selinë e PL, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të para hetimore pas kallëzimit të Partisë së Lirisë se në zyrën e këtij subjekti politik, ambientet ku ndodhen serveri dhe pajisjet teknologjike për komunikimet pati ndërhyrje të pautorizuar nga persona ende të paidentifikuar.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë të ditur se është regjistruar procedimi penal dhe po kryhen veprime në terren.

6 persona janë pyetur në cilësinë e pasjes dijeni për rrethanat e hetimit. Ndërkohë janë këqyrur kamerat e subjektit përreth dhe kamerat e selisë së Partisë së Lirisë.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar DVR dhe hardiskun e ri që në kallëzim pretendohet se është i ndërruar.

Të martën për këtë hetim do të ketë një takim mes grupeve të punës së opgj-ve, policisë dhe prokurorisë.

/Shqiptarja.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit