Janë shoqëruar në polici 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë, ku gjatë një konflikti të çastit midis disa të rinjve mbeti i vrarë me thikë 18-vjeçari Amarildo Dervishi.
Policia bën me dije se është shoqëruar Frensis Shehu, 20-vjeç si dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin.
Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
‘Ça ke që shef’/ 18-vjeçari u vra me thikë në kraharor, shoku tregon si nisi sherri