-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Do të vras politikanët’! E spiunoi vëllai, 6 vite burg lezhjanit me anti-plumb

Kryesoret

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burg Antonio Lekën, i cili na muajin janar të vitit 2023 u kap me arsenal armesh me vete dhe i veshur me jelek anti-plumb. 37-vjeçari në momentin e arrestimit deklaroi se ishte nisur për të vrarë politikanet.

Antonio Leka u ndalua nga policia në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Ishull-Shëngjin, ndërsa ka qenë vëllai i tij i cili sinjalizoi policinë se ai po lëvizte i armatosur dhe mund të kryente ndonjë ngjarje kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 anti-plumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit