-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS ngre komisionin për “Dezinformimin”/ Çuçi: 1 vit punë, fushë e gjerë hetimi

Kryesoret

Partia Socialiste ka votuar pro ngritjes së komisionit për “Dezinformimin” pavarësisht kërkesës së Gazment Bardhit për të marrë më shumë kohë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi u shpreh se ky komision me afat një vit do të ketë fokus mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

“Duke iu referuar marrëveshjes me SHBA, të cilës iu referuar zonja Tabaku, ne nuk kemi detyrime, por marrim iniciativa dhe e sjellim në Parlament që të bëhet gjithëpërfshirëse.

Fakti që jemi vonë nuk duhet të na bëjë të vonojmë më tepër. Objekti i këtij Komisioni të Posaçëm do të hyjë të paktën në termat e 4 komisioneve të tjera parlamentare( Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit) Me afat 1-vjeçar sepse fusha e veprimit të këtij komisioni është shumë e gjerë.

Ekzaktësisht ky komision do të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e ligjit të AMA që përmendi zonja Açka. Komisioni i Posaçëm i PE ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe është marrë me të gjitha ndërhyrjet në shtetet e BE”, deklaroi Çuçi.

PS kërkon komision kundër dezinformimit, Gjekmarkaj: Ndërhyrje në lirinë e medias

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit