-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS kërkon komision kundër dezinformimit, Gjekmarkaj: Ndërhyrje në lirinë e medias

Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve ka sjellë debate mbi kërkesën e shumicës socialiste për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar duke pretenduar se disponon informacion për ndërhyrje të huaja armiqësore në mjedisin informativ shqiptar.

Sipas kërkesës, komisioni do të duhet të nxisë apo të hetojë rastet e ndërhyrjeve të huaja të karakterit dizinformues, financimet të huaja dhe ndikimin keqdashës ekonomik (të mundshëm) si dhe do të hartojë propozime të ndryshime ligjore për të trajtuar problemin.

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në mbledhje se kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Deputeti tha se kjo është një tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias dhe është një lëvizje e cila ndjek atë të dështimit të paketës antishpifje.

“Kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias.

Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka ndodhur në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit