Ka nisur me debate mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar Lindita Nikollës që të fusë në rendin e ditës për seancën që do të zhvillohet nesër të interpelancës me kryeministrin Edi Rama për dosjen e Xibrakës.
“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshirë në rendin e ditës interpelancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar Republiken parlamentare në republikë kryeminsitrie. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeministri te vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese” tha ai.
Rama refuzon interpelancën e Bardhit për Olsin: Gazi duhet të presë SPAK-un