-sidi education-spot_img
22 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amnistia futet në rendin e ditës, Alibeaj: Marrëveshja tre produkte, thikë pas shpine SPAK-ut

Kryesoret

Amnistia në nisje të seancës së sotme u fut në rendin e ditës pas marrëveshjes së PS-së me grupin e Sali Berishës. Por Enkelejd Alibeaj nga krahu i Lulzim Bashës e kundërshtoi.

“Tre produkte ka që nga arritja e marrëveshjes suaj, dështimi i reformës zgjedhore, së dyti komisionet hetimore dhe e treta është sot. Asnjërit këtu nuk do i hapet barku për amnistinë. I sakrifikuari i madh është drejtësia.

Janë katër amendamente që komisioni i Ligjeve duhet të shikonte. Sot do të jepet vota për t’iu ulur dënimi 1.5 vite burrave dhe 2 viteve grave, që janë dënuar nga drejtësia e re, GJKKO. Së pari më së paku drafti duhet të kthehet në komisionin e Ligjeve.

Kjo po ndodh nën frikën e humbjes e mandatit, nuk është gjë tjetër veçse frikë amnistie nga SPAK-u. Drafti duhet të kthehet te “Ligjet” ta diskutojmë për të parë interesat individuale. Janë katër amendamente, tre nga të cilat godasin SPAK-un. Hajde të shikojmë nëse këto janë thikë pas shpine për drejtësinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit