-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beteja Basha-Bardhi për amnistinë, futet në mes Majko: Po kacafyteni…

Kryesoret

Debat në Kuvend për amnistinë. Lulzim Basha është pozicionuar kundër. Ai tha se u bë pazar mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Por ministri Ulsi Manja e mohoi. “Kë ka dënuar GJKKO nuk përfiton as amnisti dhe as ulje dënimi. Janë akomoduar kërkesat e opozitës dhe jo sikur kërkuat ju (grupi i Bashës) për protestuesit” tha ai.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi sqaroi katër kërkesat e opozitës që sipas tij janë pranuar. “Ne grupi i PD-së ka paraqitur katër amendamente, ftoj secilin koleg që e ka shqetësim. Jo për të bërë politikë me amnistinë dhe jo modelin e pazarit, por të bëjë amendament dhe Kuvendit të ketë mundësi ta shqyrtojë me përgjegjshmëri të plotë.

Tre janë risitë e këtij projekti që ne do të votojmë sot; e para falen të gjithë protestuesit. Ndryshe nga praktika e lënies rrugëve të protestuesve, tani do të falen të gjithë.

Së dyti ndryshe nga praktika e 2018 asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton nga amnistia dhe risia e tretë, ajo që flitet këtu si gjë e madhe, është që asnjë i dënuar nga GJKKO apo është në ndjekje penale nga SPAK-u nuk përfiton nga amnistia.

Asnjë zyrtar i lartë i dënuar për tendera, koncesione apo PPP, apo i përfshirë në akte korrupsioni nuk përfiton nga amnistia. Cdi gjë tjetër është një gënjeshtër që kërkon vëmendje të opinionit, e mira do të ishte që kushdo vëmendje të bënte ndonjë punë vetë”.

Por mes debatit Bardhi-Basha ndërhyri Majko duke ironizuar. “Ne thjesht po ju shohim si po kacafyteni me njëri tjetrin për të treguar se kush është opozita e vërtetë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit