Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia dje në protestën e zhvilluar përpara Parlamentit. Berisha tha se skena ishte e njëjtë me Zvërnecin, ku si atëherë edhe dje një qytetar u tërhoq zvarrë.
“Vërsulja me tërbim ndaj tyre, skena me djalin me bluzë të zezë rikujton skenën e Zvërnecit. Edhe atë djalin e zvarritën 4-5 burra, metra të tëra dhe cfarë kishte bërë ai? Asgjë! U lirua. Ishte një egërsi stazore e dëshmuar ndaj protestuesve. E kam dënuar dje, e dënoj me forcën me të madhe” tha ai.









