-sidi education-spot_img
24.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interpelanca me Kumbaron/ Zhupa: Do ju quajmë ministren e ndërtimit jo të mjedisit

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa gjatë interpelancës me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro është shprehur se kjo e fundit meriton postin e ministres së ndërtimit pasi së fundmi vendimet e saj kanë të bëjnë vetëm me ndërtime në zonat e mbrojtura.

Ina Zhupa u shpreh se kërkon përgjigje për një sërë pyetjesh nga ministrja ku një ndër to kishte të bënte me faktin që pse Shqipëria nuk paska shumë përfitime nëse profilizonte vetëm të turizmi natyror.

“Zonja Kumbaro ka precedent. E mbani mend pikën e vogël, e hoqi. Do ta bësh Shqipërinë të mbushur me pikëza betoni. Do ju drejtohem ministrja e ndërtimit, se shqetësimi juaj është ku të ndërtoni resorte, hotele me 5 yje, vilat e oligarkëve me demek i shërbyekan turizmit. Si i shërben betoni mjedisit, s ii shërben mjedisit prerja e pyetjeve, shkatërrimi i lagunave, florës dhe faunës.

Pse dënohet një njeri që pret pyje dhe një që vret kafshë, ndërsa njëri që pret mijëra pyje quhet investitor strategjik, apo sepse i pari nuk ka para ndërsa i dyti ka dhe i ndan me ju.

Si është e mundur që ju si ministre, të mendoni se Shqipëria nuk paska përfitime nëse profilizohet te turizmi natyror, pse mendoni se është ai i resorteve në zona të mbrojtura? Pse duhet shteti të falë zonat e mbrojtura? Mi sqaroni këto pyetje”, tha Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit