-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Replika mes Nokës dhe Majkos: Ça doni ju këtu? Jeni thjesht një grup anti-sistem

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko i është kundërpërgjigjur akuzave të Flamur Nokës me ironi duke i thënë se nuk e përgënjeshtron dot pasi është i papërgënjeshtrueshëm në lidhje me faktin se SPAK i ka përgjuar telefonin.

Gjithashtu Majko u shpreh se opozita është thjesht një grup anti-sistem që nuk e kuptojnë se ku duan të shkojnë.

“Dëgjova me vëmendje numrin dy të fraksionit kryesor të PD-së duke përsëritur që SPAK është një organizatë kriminale dhe pastaj vazhdoi duke thënë që edhe ty Majko SPAK për një bisedë telefonike të regjistruar me 300 mijë dollarë etj etj , euro më fal, e bëjmë edhe 3 milion nuk ka problem.

Kjo organizatë kriminale më ka mbyllur dosjen, dmth unë miqësisht edhe si koleg, se na solli koha në këtë sallë, si mendoni ju se zgjidhet drejtësia.

Prokurori i Përgjithshëm sipas fjalëve të numrit 2 të PD në shumicë, thotë që ka shitur dosjen e vëllait të kryeministrit ndaj është vërë Prokuror i Përgjithshëm

Jeni thjesht një grup anti-sistem. Ca doni këtu ju? Si e keni mor miqtë e mi? Flamur, unë nuk të përgënjeshtroj se je i papërgënjeshtrueshëm. Je i papërsëritshëm në ato që thua Të përgënjeshtrosh ty është më shumë se një humbje kohe.

Por unë e kam me kolegët e mi që janë njerëz të nderuar, të cilët ti del aty dhe thua SPAK është një organizatë kriminale, dilni me këtë gjuhë. Supozoheni se jeni shpresa e shqiptarëve për ndryshim në Shqipëri. Ku doni ta çoni këtë karrocë që e quani e djathta shqiptare?!”, u shpreh Majko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit