-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç shpall planin kundër Kosovës: Të nisim luftën e letrave!

Kryesoret

Qeveria e Serbisë mbajti një “mbledhje urgjente” ku formoi disa grupe që do të punojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Vuçiç konfirmoi para kryetares së kuvendit, Ana Brnabiç, ministrave të tjerë dhe zyrtarëve të mbrojtjes dhe policisë, se Kosova tashmë i ka shumicën e votave të nevojshme për t’u pranuar në organizatën ndërkombëtare në mesin e Majit, por sipas tij duhet luftuar.

“Ajo që po kërkoj nga qeveria është që urgjentisht të formoni një ekip që do të luftojë. Shanset tona janë të vogla, por kjo nuk do të thotë që duhet të ngremë duart lart dhe të qajmë. Bëni gjithçka që mundeni, flisni me të gjithë, pasi do të ketë edhe vende anëtare të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të cilat nuk kanë mendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hungaria, mikja jonë e madhe, nuk është e vetmja”, tha Vuçiç.

Urdhri i tij urgjent për qeverinë ishte që të luftonte përmes letrave “non paper”, duke kërkuar përgatitjen e një të tille brenda pak orëve për t’ia dërguar të gjitha vendeve anëtare në Këshillin e Europës. Si argumentin kryesor për të penguar pranimin e Kosovës, tha se do të përdorë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke pretenduar se qeveria Kurti mashtron dhe nuk do ta formojë kurrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit