-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Harta/ Ku i kanë shtrirë kthetrat bosët shqiptarë të kokainës dhe ku e kanë ‘folenë’

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka identifikuar shtrirjen e grupeve kriminale shqiptare nëpër tregjet e botës të trafikut të drogës. Ata janë të pozicionuara në Amerikën e Jugut, ndërsa harta e aktivitetit të tyre po zgjerohet në tregjet kriminale në Lindjen e Mesme ku sigurojnë “kokainë”, “heroinë”,“marijuanë” dhe “risinë”, për t’i trafikuar më pas drejt Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të tjera të BE-së.

Raporti i plote i SPAK-ut per vitin 2023

Në raportin e SPAK thuhet se grupet kriminale shqiptare janë pozicionuar mjaft mirë në disa shtete të Amerikës së Jugut, duke arritur të konkurrojnë edhe organizatat kriminale vendase. Grupet kanë arritur të korruptojnë dhe të kenë akses në nivele të larta qeverisëse, të korruptojnë segmente të agjencive ligjzbatuese dhe të krijojnë mekanizma mbrojtës efektiv.

Franca është shfrytëzuar si vend strehimi nga drejtues të organizatave kriminale të rëndësishme, të cilët i janë fshehur ndjekjes penale në Shqipëri, në Spanja grupet kriminale po investojnë paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal.

Gjermania po përdoret si destinacion i përzierjes së drogave të forta. Tendencë e rëndësishme është dhe shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve në vendet skandinave siç është Danimarka, Norvegjia dhe Suedia. Vihet re se, Porti i Durrësit po përdoret edhe nga grupe kriminale të Maqedonisë së Veriut për trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës në Itali dhe më pas në shtete të tjera të BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit