-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në pritje për Mitajn, Juventusi hedh sytë dhe nga Shpendi

Kryesoret

Gjithnjë e më shumë shtohen zërat për një interesim serioz të Juventusit për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ndërsa tani në skenë rikthehet dhe një tjtër lojtar shqiptar.

Juventusi ka kthyer dhe një herë sytë tek Cristian Shpendi, talenti kuqezi dhe diamanti i Cesenës, i cili konsiderohet perfekt për klubin bardhezi.

Shpendi mes spektaklit dhe talentit mori Cesenën  mbi shpatulla këtë sezon duke e rikthyer pas 6 vitesh në Serie B.

Shifrat e Shpendit janë fantastike ku në 30 ndeshje këtë sezon realizoi 21 gola dhe dhuroi 6 asiste. Kjo nuk është hera e parë që “Zonja e Vjetër” interesohet për Shpendin, e kanë bërë diçka të tillë edhe dy vite më parë, madje duke kërkuar informacion për binjakët. Në lidhje me interesimin e Juves, apo ekipeve të tjera “big” për Cristian Shpendin ka folur edhe drejtori sportiv i Cesena-s, Fabio Artico:

“Strategjia e klubin për sezonin e ri është ende për t’u përcaktuar. Thënë kjo, po flasim për lojtarë të rinj, të fortë dhe me shumë cilësi, lojtarë që janë gati të luajnë në nivele të larta. Sigurisht, kur vijnë oferta të parezistueshme si në rastin e Stiven Shpendi që u shit tek Empoli në Serie A, është e drejtë që klubi të mos bëhet pengesë për lojtarët. Edhe në aspektin ekonomik, klubi mund të fitojë të ardhura të konsiderueshme”, u shpreh drejtori sportiv i Empolit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit