-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Kanabizimi, Xibraka, inceneratorët dhe miliarderët e shëndetësisë

Kryesoret

Nga Berat, deputeti demokrat Flamur Noka akuzoi qeverinë dhe socialistët për vjedhje, korrupsion dhe afera duke sjellë largimin e qytetarëve nga Shqipëria. Ai tha se opozita tani është e bashkuar dhe gati për zgjedhjet e vitit tjetër.

“Erdhi me emrin e bukur Rilindje, por në Berat frenoi gjithçka. Pas Gjirokastrës Berati është qarku i dytë me lindshmërinë më të ulët. Kjo është dhurata e Edi Ramës për Beratin. Cila është arsyeja që qytetarët braktisin vendin e tyre? Sepse cdo qytetar shikon që Edi Rama dhe banda e tij ka vetëm një impenjim; që të vjedhë.

Xibraka dhe kanabizimi ishin fillimi i instalimit të një narko-shteti në zemër të Europës. Ato 300 mijë vendet e punës që premtoi Rama, a mos vallë u krijuan te fabrika e Xibrakës? Apo mos i kishte për Olsin dhe të tjerët për të punuar te fabrika e kokainës.

Oferta tjetër. E mbani mend? Shëndetësia falas, por kush u bë miliarder? Edi Rama dhe Ilir Beqja. Oferta tjetër. E mbani mend kur thoshte, “kudo plehra, do ta pastrojmë Shqipërinë dhe rruga e artë ishin inceneratorët”. Por ishin një lubi, pretekst që të vidheshin 340 milionë euro të shqiptarëve.

Pas Edi Ramës po nxjerr krye edhe një tjetër, Erion Veliaj, që po përpiqet që të imitojë Edi Ramën, por është një Fake, por për hajdutërinë e tij është kokë më kokë me Edi Ramën. Po përpiqet që t’i shpëtojë gjykimit qytetar. U përpëlit sot. Nga dëshpërimi shkoi dhe përfundon në spital me overdozë. Tani i kanë hyrë ethet edhe Veliajt dhe Ramës sepse e dinë që nuk shpëtojnë.

Nëse pretendojnë se drejtësia e re do u japë një dorë, drejtësia e popullit do u japë dërrmën përfundimtare. Nuk pranojmë të na qeverisin narkomanë. Atë ditë që shkoi në spital Veliaj shkoi në spital për t’u operuar, mjekët ishin në ethe, sepse ai ishte nën efektin e fortë të kokainës dhe nuk kishte mundësi që asnjë narkozë ti bënte efekt, janë detyruar t’i fusin dozën e elefantit Erion Veliaj për t’i bërë ndërhyrjen” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit